“Kudo më kanë quajtur majmun”, befason ish-futbollisti i Tiranës: Kam vuajtur shumë abuzime raciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:47


“Kudo më kanë quajtur majmun”, befason ish-futbollisti i Tiranës: Kam vuajtur shumë abuzime raciale

E mbani mend Vinsent Atingën. Lojtari që më parë ka luajtur me Tiranën e pas bardheluve me Al Qadsia e Al-Shababin, thotë se kudo ku ka qenë ka vuajtur prej paragjykimeve raciale. Sipas tij, kudo e kanë quajtur majmun, por lojtari nuk ua ka vënë veshin këtyre fjalëve, por është fokusuar te rroga dhe puna për të mbajtur familjen.

ATINGA-1

“Kam vuajtur shumë abuzime raciale gjatë karrierës sime si sportist. Me qëllim lojtarët më thoshin majmun, por nuk e kam çarë kokën. Fokusi im ishte rroga dhe çfarë do të çoja në shtëpi”, është shprehur Vincent Atinga për “Akoma FM”.

ATINGA

Mbrojtësi ka luajtur për një sezon në skuadrën bardheblu, por u largua si i padobishëm prej Ardian Memës në fund të dy sezoneve më parë.

TIRA

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com