Kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, zbuloni shifrën e majme që përfiton Ballkani i Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 22:17

Kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, zbuloni shifrën e majme që përfiton Ballkani i Ilir Dajës

Ballkani i Ilir Dajës, po jeton një ëndërr, teksa mbrëmjen e sotme arriti kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës, për herë të dytë në histori. Kampionët e Kosovës, triumfuan me rezultatin 4-1 në Prishtinë në duelin ndaj BATE Borisovin, teksa në sfidën e kthimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme, u mposhtën minimalisht 1-0, duke siguruar kualifikimin. 

 Ballkani

Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme, për një klub si Ballkani. Ndërkohë që për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi në grupet e Ligës së Konferencës vlen 166 mijë euro.   

Ballkani festa

Shifra këto që do të kishin një ndikim të madh në arkat e klubit nga Suhareka që do të fuqizoheshin ndjeshëm për sezonet në vijim. 

PANORMASPORT.AL

VIDEO/ Tjetër arritje e Ballkanit në drejtimin e Dajës, kampionët e Kosovës kualifikohen për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"