VIDEO/ Tjetër arritje e Ballkanit në drejtimin e Dajës, kampionët e Kosovës kualifikohen për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2023 | 0:04

VIDEO/ Tjetër arritje e Ballkanit në drejtimin e Dajës, kampionët e Kosovës kualifikohen për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Edhe pse kampionët e Kosovës janë mposhtur në Hungari nga BATE Borisov, ata kualifkohen falë rezultatit të ndeshjes së parë 4-1.

Ballkani

Dueli i sotëm është mbyllur me shifrat 1-0, një gol i shënuar në minutën e 30’ nga KontsevoiEdhe pse ekipi i Dajës tentoi të rikthente baraspeshën ata nuk arritën. Kështu Ballkani kualifikohet për herë të dytë radhazi në një kompeticion të UEFA-s.

BATE BORISOV 1-0 BALLKANI

30′ Kontsevoi

NGJARJET KRYESORE

90’+9′ Mbyllet sfida, Ballkani kualifikohet në fazën e grupeve.

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

87′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj një futbollisti të BATE-s, Korenica ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Berisha shpërdoron rastin e artë përballë me portierin dhe e dërgon topin jashtë (SHIH VIDEON)

55′ Kryeziu tenton të godasë drejt portës, por gjuajtja bllokohet nga një mbrojtës i bjellorusëve. (SHIH VIDEON)

53′ Tolaj largohet nga fusha, zëvendësohet nga Berisha.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ +1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41’ Laptev godet sërish, Koliqi arrin ta presë topin.

30′ BATE BORISOV 1-0! Gabim në mbrojtje, bjellorusët gjejnë avantazhin me Kontsevoi (SHIH VIDEON)

25’ Gripshi bëhet gati për të gjuajtur, por bllokohet nga një mbrojtës i BATE-s.

23′ Greçiko godet me të majtën, topi përfundon jashtë. (SHIH VIDEON)

13’ Khadarkeviç tenton të befasojë portierin e Ballkanit dhe gjuan nga distanca, por topi përfundon jashtë. (SHIH VIDEON)

6’ Kontsevoi gjuan nga distanca, por Koliqi arrin të bëjë një pritje mjaft të mirë.

4’ Kryeziu avancon me topin përpara, por mesfushori Velkov ndal vrullin e sulmuesit.

1′ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTAREballkani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"