Kthim te suksesi i Ferrarit pas më shumë se dy vitesh, emocionet e Leklerk: Nuk mund të ishte më mirë se kaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 20:23

Kthim te suksesi i Ferrarit pas më shumë se dy vitesh, emocionet e Leklerk: Nuk mund të ishte më mirë se kaq

Sharl Leklerk ka kthyer sot Ferrarin në majën e podiumit në garat e Formula 1, duke dominuar Çmimin e Madh të Bahreinit që hapi sezonin. Një sukses për të cilin ai ishte shumë i emocionuar pasi shpjegoi se ekipi kishte kaluar dy vite shumë të vështira duke qenë larg pretendentëve për fitore, e tashmë është një protagonist kryesor në luftën për titull.

leklerk

“Jam i lumtur, vazhdoj t’ia përsërit vetes, por dy vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për skuadrën dhe e dinim që kjo do të ishte një mundësi e madhe. Djemtë kanë bërë një punë të pabesueshme që të ndërtojnë këtë makinë të shkëlqyer. Ndaj për momentin po fillon gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme, me pole-position dhe fitore, xhiro më e shpejtë dhe 1-2 me Sainz.

Nuk mund të shpresonim për më mirë, ndaj falënderime të gjithëve që na kanë mbështetur në dy vitet e fundit. Nuk ka qenë e lehtë, por është e pabesueshme që jemi përsëri në majtë.

Unë nuk e desha makinën e sigurisë në fund, por bëra një rinisje të mirë dhe më dha hapësirën që të menaxhoja garën deri në fund”, tha Leklerk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"