Kthehet entuziazmi në Krujë, Prodani: Në Korçë do jetë e vështirë, por marrim pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 23:26

Kthehet entuziazmi në Krujë, Prodani: Në Korçë do jetë e vështirë, por marrim pikë

Kastrioti mori tri pikë shprese të dielën në stadiumin e Kamzës, teksa triumfoi me shifrat 1-0. Kjo fitore vjen në një moment të vështirë për krutanët të cilët shpresojnë që ky triumf të jetë edhe pika e kthesës për skuadrën. Indrit Prodani është njëri ndër lojtarët cilësorë të Kastriotit dhe në një deklaratë për “Panorama Sport” flet për fitoren e fundit, ndeshjen e radhës dhe vazhdimësinë:

indrit prodani

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, trepikësh që na dha frymëmarrje dhe na jep moral për vazhdimësinë, pavarësisht se ende jemi në fund të tabelës. Rëndësia më e madhe vjen kur këtë triumf e merr ndaj një rivali direkt”.

SFIDA E RADHËS – “Kastrioti i ka elementët për të marrë më të mirën edhe në Korçë dhe ne jemi koshientë për vështirësitë që ka kjo transfertë, pasi Skënderbeu ka një skuadër të mirë, por siç theksova më lart, unë jam i bindur që Kastrioti do të dijë të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Sezoni ynë deri më tani ka pasur ulje-ngritje, ka qenë me të vërtetë një periudhë e vështirë, pasi javë pas jave kemi vuajtur edhe mungesat e shumta, por shpresoj që dy javët e mbetura deri në merkaton e janarit të marrim më të mirën, pasi kontigjenti aktual, edhe pse ende i cunguar, po kalon një formë të mirë dhe këtë e ka treguar dhe në fushë, ku pavarësisht rezultateve lojërat i kemi zhvilluar të mira”, u shpreh Prodani.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"