“Ksavi ka qenë një lojtar i mrekullueshëm”, Levandovski: Pas fitimit të Superkupës, ndjehem si në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 15:55

“Ksavi ka qenë një lojtar i mrekullueshëm”, Levandovski: Pas fitimit të Superkupës, ndjehem si në shtëpi

Sulmuesi polak Robert Levandovski është një nga elementët themelorë që Barça e Ksavit të marrë rezultate të mira dhe të jetë vazhdojë të udhëheqë La Ligan. Në një intervistë për “Bein Sports”, ai vlerëson trajnerin e tij dhe pranon se ka qenë një lojtar i madh.

auto_Lewaaa1676025443

“Që në momentin e parë mund të kuptosh se ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se ajo që po bën është e saktë. Pastaj beson dhe e di që rruga është e drejtë dhe për këtë mund ta mbështesësh dhe ta ndjekësh. Sigurisht, ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin mes të qenit lojtar dhe trajner. Edhe nëse ke qenë një lojtar i mrekullueshëm, është e vështirë të bëhesh trajner i madh. Ndryshimin në fund e bën suksesi. Dhe unë mendoj se Ksavi po shkon drejt suksesit”.

Pas fitimit të Superkupës së Spanjës, duket se Leva ka hequr një peshë nga supet pas nënshkrimit për Barçën.

“Jam një lojtar që tashmë e kam fituar një titull me këtë klub, tani mund të mendojmë për titullin tjetër në të ardhmen. Pas këtij titulli ndjeva se jam në shtëpinë time. Nuk është se duhet të provoj diçka, por pres të shoh se çfarë mund të arrijmë dhe çfarë do të bëjmë. Dhe kjo ishte një ndjenjë shumë e bukur”, përfundoi Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"