Kryeson kampionatin, Devolli me “armatë” të plotë ndaj Butrintit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 10:13

Kryeson kampionatin, Devolli me “armatë” të plotë ndaj Butrintit

Devolli u ka dhënë fund përgatitjeve për javën e 6-të dhe është gati që të sfidojë Butrintin. Luhet në transfertë dhe përballë një rivali direkt. Llogaritë bëhen vetëm me fitore, pasi kjo është forma e vetme për të marrë kreun.
129505391_3482803575138944_596701564764544933_o
Pritet një sfidë e luftuar dhe për fat Trifon Meraku e ka grupin e plotë, pasi edhe Demiri është rikuperuar. Devollinjtë kanë besim se do të dalin nga fusha duarplot. Tifozët nuk do ta lënë vetëm ekipin. Ata kanë premtuar se do të jenë jashtë stadiumit.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"