Kriza koronavirus nuk e pengon, Juventusi i rinovon kontratat dy futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 21:01

Kriza koronavirus nuk e pengon, Juventusi i rinovon kontratat dy futbollistëve

Financat e futbollit në mbarë Europën janë goditur nga kriza e shkaktuar prej përhapjes së koronavirusit, por kjo nuk e pengon “Zonjën e Vjetër” të rinovojë kontratën e dy futbollistëve të saj.

matuidi

Konkretisht bëhet fjalë për mesfushorin francez, 32 vjeçarin Bles Matuidi dhe sulmuesin kroat, 24 vjeçarin Marko Pjaca, me këtë të fundit që ndodhet i huazuar te skuadra e Anderlektit në Belgjikë.

pjaca1

Mesfushori Matuidi, i cili është duke luftuar me koronavirusin në këto momente, do të vazhdojë të luajë në Torino deri në qershor 2021, ndërsa kontrata e kroatit u zgjat deri në qershor 2023.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"