Kriza e Kukësit, një fitore në 6 ndeshjet e fundit. Ndaj Lushnjës me mesfushë të sajuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 20:59

Kriza e Kukësit, një fitore në 6 ndeshjet e fundit. Ndaj Lushnjës me mesfushë të sajuar

Kukësi është duke kaluar një krizë rezultatesh, të cilat kulmuan me humbjen në Korçë ndaj Skënderbeut një javë më parë. Në gjashtë ndeshjet e fundit, kampionët e Shqipërisë kanë marrë vetëm një fitore, kanë barazuar tre dhe kanë humbur dy ndeshje.

Një ecuri e keqe e verilindorëve, të cilat synojnë që të ruajnë titullin kampion. Pas 13 ndeshjesh, Kukësi e sheh veten në vendin e 3-të me 22 pikë, nëntë pikë larg Skënderbeut që është në krye. Në tri ndeshjet që kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund të këtij viti, synimi i skuadrës është që të grumbullojë nëntë pikë. Kukësi do të presë Lushnjën e Luftëtarin dhe do të udhëtojë në Durrës për t’u përballur me Teutën.

Kukesi vs Skenderbeu

DËMTIMET – Kukësi zhvilloi seancën stërvitore të radhës në Pezë Helmes. Por, para se të niste seanca, trajneri serb Mladen Milinkoviç së bashku me ndihmësin e tij mblodhën ekipin dhe lajmi kryesor nuk ishte ndeshja e radhës, por marrëdhëniet e tij dhe të klubit me “Panorama Sport”. “Asnjë të flasë mos më për gazetën ‘Panorama Sport’. Është urdhër nga Jonuzi”, ishte komunikimi i teknikut ndaj lojtarëve.

kale

Futbollistët kanë marrë ngarkesë të plotë, seancë e cila ishte e një karakteri fiziko-taktik. Mesfushori malazez Krkotiç ka munguar, pasi ka ndier dhimbje sërish në kavilje. Sakaq në formë të mirë nuk ka qenë edhe Elton Kale, i cili ka bërë vetëm vrapime. Braziliani, një nga lojtarët më të mirë të Kukësit këto kohë, do të mungojë në ndeshjen e së shtunës, pasi ka plotë- suar numrin e kartonëve me atë të marrë në Korçë ndaj Skënderbeut. Stafit teknik i duhet të sajojë një mesfushë me lojtarë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"