Kristjan Asllani, “Zhorzhinjo i vogël” përgatitet për “bis” në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 21:29

Kristjan Asllani, “Zhorzhinjo i vogël” përgatitet për “bis” në “San Siro”

Kristjan Asllani lindi në Shqipëri dhe mbërriti në Itali në moshën dy vjeçare. Ai është formuar nga një prej sektorëve më të mirë të futbollit tonë, atë të Empolit, por do ta shohim si protagonist me fanellën e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar. Duke pasur parasysh cilësitë e tij, a mos vallë federata duhet ta bindte të vishte fanellën axurre?

asllani-3_2022-07-14-211838_ipzd

PARASHIKIMI I ANDREACOLIT – Në maj të vitit 2022, pak para një ndeshjeje Inter – Empoli, jam në “San Siro” bashkë me Lele Adanin dhe shohim Andreacolin të kalojë, trajnerin toskan. I afrohemi dhe Adani e pyet: “Kam pak kohë që e ndjek Asllanin dhe më pëlqen shumë, ku mund të mbërrijë?” Tekniku kthehet drejt fushës dhe tregon me gisht: “këtu”.

Aurelio na tregoi nivelin e Kristjanit, një lojtar i denjë për “San Siro”-n dhe në atë ndeshje, ai shënoi golin e tij të parë. Por prezantimi ynë i parë kishte ardhur që në shtatorin e 2021. “Së shpejti do të vijë koha e tij, po përgatitet shkëlqyeshëm, është një Zhorzhinjo i vogël, ky djalë është sfungjer, ti i jep një sugjerim dhe herën tjetër shikon që e ka asimiluar, e ka bërë të tijën”, na tregonte Andreacoli dhe nuk vonoi shumë për ta parë.

ASLLANI SHEH FUTBOLL – Asllani fle dhe zgjohet me futboll. Golin ndaj Interit e shënoi si numër 10, një përjashtim nga pozicionimi i tij i zakonshëm kur vendosej para regjisë. Një përjashtim që tregon për aftësitë e tij si lojtar, njeh kohën dhe lexon me saktësi maksimale të gjitha lëvizjet, aq sa një vëzhgues i një klubi të madh të huaj më kishte thënë: “Jeni të sigurt që nuk ka luajtur më parë në atë rol? Lëviz si fantazist”.

ECURIA ZIKALTËR – Faza përgatitore e pa atë protagonist në rolin e tij klasik dhe krah Brozoviçit. Edhe kroati tregoi menjëherë se është i kënaqur me të riun shqiptar, kushdo që e kupton mirë futbollin kënaqet me Marselon dhe Kristjani e ka treguar. Ndryshe do të vuante sharjet dhe ngacmimet e Brozos, karakteristikë e kroatit.

Inzagi i ka dhënë deri më tani vetëm 30 minuta, por koka e djaloshit flitet se është gati për kapërcimin e madh, qoftë kjo edhe në një ekip me pak siguri si Interi i sotëm, që është e vështirë të lësh gjurmë. Por cilësitë e tij janë aty, i duhet vetëm mundësia, fundja për 20-vjeçarin e lindur në Elbasan ka folur gjithmonë fusha.

Marrë nga “TUTTOMERCATOWEB

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"