Kristiano Ronaldo te PSG-ja? Leonardo del hapur: E përballojmë transferimin e tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 15:36

Kristiano Ronaldo te PSG-ja? Leonardo del hapur: E përballojmë transferimin e tij…

Kristiano Ronaldo mbetet një ëndërr e PSG-së, teksa këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo.


auto_ronaldo1603971279

Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se PSG-ja është nga të paktat klube që mund ta përballojë transferimin e portugezit.

Në lidhje me lajmet për interesimin e PSG-së për yllin e Juventusit, Leonardo është shprehur: “Është normale që emri i tij të lidhet me PSG-në. Kjo ndodh për shkak se PSG-ja është pjesë e rrethit të atyre pak klubeve që mund të përballojnë transferimin e portugezit. Edhe nëse situata është e komplikuar për të gjithë, merkato është një çështje mundësie, përtej planifikimit. Ndonjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme.”, u shpreh Leonardo.

Kjo deklaratë e drejtorit sportive, ka bërë që të shtohen më shumë lajmet për një kalim të mundshëm të Ronaldos te kampionët e Francës, diçka që mund të ndodhë në verën e 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"