Kristiano Ronaldo pozitiv me COVID, motra e yllit portugez surprizon me reagimin: Mashtrimi më i madh që kam parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 18:57

Kristiano Ronaldo pozitiv me COVID, motra e yllit portugez surprizon me reagimin: Mashtrimi më i madh që kam parë…

Lajmi i prekjes nga Koronavirusi i Kristiano Ronaldos shokoi të gjithë sportdashësit por më shumë për familjarët e yllit portugez, ku motra dhe mamaja e tij kanë publikuar një foto në “Story” të rrjetit social “Instagram”. Kanë qenë fjalë motivuese për sulmuesin e Juventusit.

ronaldoo-933x445

“Nëse Kristiano Ronaldo duhet të jetë ai që do të zgjojë botën, atëherë ky njeri është një lajmëtar nga Zoti. Besoj se sot mijëra njerëz do të besojnë aq shumë në këtë pandemi, në testet dhe masat e marra sa unë … Mashtrimi më i madh që kam parë që kur kam lindur. Ekziston një fjali që kam lexuar dhe për të cilën unë duartrokas: ‘Mjaft me këtë botë kukullash “. – e përmbyll mesazhin Katia Aveiro.

jfbfjnfjbf

Ndërsa mamaja e sulmuesit 34-vjeçar ka publikuar një foto të Ronaldos me mbishkrimin: “Zoti i jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj dhe është ndër të shumta beteja që ti do ta fitosh biri im” -e mbyll mesazhin Dolores Aveiro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"