Kristiano Ronaldo në telashe, policia nis hetimet për djalin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 22:33

Kristiano Ronaldo në telashe, policia nis hetimet për djalin e tij

Kristiano Ronaldo është në telashe, por këtë herë jo vetë futbollisti por djali i tij Kristiano Xhunior. Policia po heton pasi djali i sulmuesit të Juventusit u filmua tek ngiste një motorr uji i vetëm.

ronaldo jr

Ishte motra e Krsitiano Ronaldos, Elma ajo që postoi nje video në “Instagram” ku shihej djali 10 vjeçar i yllit portugez teksa ngiste i vetëm motorrin e ujit. Videoja më pas u fshi nga motra e Kristiano Ronaldos, por ishte tepër vonë pasi ishte parë nga shumë njerëz tashmë.

kristiano xhunori

Videoja mendohet të jetë bërë në Portugali, ku ligjet e këtij vendi e dënojnë këtë veprim me gjobë deri në 2000 euro.

kristiano jr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"