Krisja me trajnerin, Genk i tregon derën Edon Zhegrovës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 14:57

Krisja me trajnerin, Genk i tregon derën Edon Zhegrovës

Talenti i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk po kalon momente të mira në klubin e tij Genk. 19-vjeçari është lënë jashtë listët së Europës nga trajneri dhe mësohet se mes tij dhe teknikut belg së fundmi ka pasur një krisje.

Zhegrova

Zhegrova nuk ka qenë as në stol në 2 ndeshjet e fundit të kampionatit, dhe me shumë gjasa palët mund të ndërpresin bashkëpunimin në muajin janar.

Genk do të përballet ditën e sotme me Malmon, në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Europës, teksa talenti i Kosovës do të duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Sfida e fundit ku Zhegrova është aktivizuar me Genk ka qenë ajo e datës 26 gusht kundër Malmos, ku shënoi edhe golin e parë.

seleee-768x432 (1)

 






www.minuta90.com