Krisja me TKZ/ Duka: Po dëmtojnë Kombëtaren, arsyeja e bojkotit nuk varet nga ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 13:14

Krisja me TKZ/ Duka: Po dëmtojnë Kombëtaren, arsyeja e bojkotit nuk varet nga ne

Gjatë konferencës në mbyllje të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, presidenti Armando Duka nuk harroi të fliste edhe për krisjen me “Tifozat Kuq e Zi”, e cila solli bojkotin e tyre në ndeshjet brenda vendit.

duk

“Një problem që kemi pasur këtë edicion ishte bojkoti i “Tifozëve Kuq e Zi”. Arsyet kryesore nuk varen prej Federatës tonë, por nuk dua as të fajësoj institucion tjetër. Në këtë rast dëmtohet vetëm ekipi”, – deklaroi Duka.

“FSHF është organizatë sportive dhe nuk siguron kontrollin e njerëzve në stadium. Sidoqoftë, TKZ e ka mbështetur gjithmonë kombëtaren dhe uroj që bojkoti i tyre të ketë përfunduar”, – mbylli presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"