Krevate për trajtim intensiv dhe pajisje respiratore, presidenti i klubit Italian diskuton me doktorin për ndihma të mëtejshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 20:03

Krevate për trajtim intensiv dhe pajisje respiratore, presidenti i klubit Italian diskuton me doktorin për ndihma të mëtejshme

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka treguar solidaritet me spitalin Paskale në Napoli, duke biseduar nga afër me profesorin e këtij spitali, Paolo Askierto për nevojat e momentit.

de laurentis

Është “Corriere del Mezzogorno” ajo që raporton për angazhimin e presidentit të Napolit, duke treguar gjithashtu se ai dhe doktori kanë rënë dakort për blerjen e krevateve për trajtim intensiv të pacientëve më koronavirus, pajisje respiratore, si dhe materiale të tjera të nevojshme për stafin mjekësor.

DeLaurentis_0809_4

“E kam për detyrë të falenderoj presidentin De Laurentis për mbështjen dhe solidaritetin e treguar në këtë kohë tepër të vështirë. Na mbetet shumë për të bërë akoma, por së bashku mund t’ia dalim,” shkruan Paolo Askierto në rrjetin e tij social.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"