Kovaç kërcënon Bajernin: Unë nuk do të ndryshoj, largohem nëse nuk më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 16:39

Kovaç kërcënon Bajernin: Unë nuk do të ndryshoj, largohem nëse nuk më…

Pasi i shkoi pranë një turpërimi në kupën e Gjermanisë, Niko Kovaç, trajneri i Bajernit të Mynihut ka folur para ndeshjes me Frankfurtin. Kroati nuk pranon kritikat ndaj tij dhe vazhdon të mendojë njëlloj si pas sfidës ndaj Bohumit. Në lidhje me ish-skuadrën e tij, Frankfurt, Kovaç u shpreh se ata kanë tifozët më të mirë në botë, deklaratë kjo që ka ngjallur shumë pakënaqësi te mbështetësit bavarez.niko kovac

Çfarë prisni nga skuadra të shtunën?

Futbolli është një sport që orientohet nga rezultati. Kombinimi më i mirë është të fitosh me lojë të bukur. Këtë nuk jemi duke e bërë dot momentalisht. Nuk mjaftojnë vetëm fitoret, por edhe loja. Kjo arrihet duke rritur vetëbesimin. Nëse një lojtar humbet 5 herë topin e ka të vështirë të tentojë të 6-tin. Aty fillon të ndjesh gjunjët që dridhen nga frika. Ndaj është e rëndësishme të futesh në ritëm. Kemi treguar që nëse e bëjmë këtë, mund të shkëlqejmë në fushën e lojës, ashtu siç kemi bërë ndaj Lajpcigut dhe Totenhemit.

Duket se lojtarët kanë festuar “Halloëeen”-in pa ju, është e vërtet kjo?

E dija që ata donin të festonin. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Edhe ne atëherë i festonim pa trajnerin.

Ka të bëjë loja e dobët me taktikat që përdorni?

Nuk besoj që ato që thashë pak më sipër kanë të bëjnë me taktikat. Edhe lojtarët e dinë këtë gjë. Duhet të luajmë një futboll të disiplinuar, duke çuar topin nga pika A te B-ja.

Jeni kritikuar për mënyrën se si silleni me lojtarët, jeni gati të ndryshoni?

Nuk do të ndryshoj karakter dhe si njeri. Nëse sinqeriteti nuk është më i mirëpritur në kohët e sotme, mund të bëjmë gati valixhet. Kështu të tjerët do të kenë shanse më të mira, unë nuk kam për të ndryshuar.

Kush janë sipas jush tifozët më të mirë në Bundesligë?

Pa dyshim ata të Frankfurtit. Kur shija ndeshjet e tyre ne Europa Ligë befasohesha gjithmonë nga koreografia e tyre. Ishte diçka fantastike. Por kjo nuk do të thotë që tifozët tanë(të Bajernit) janë më pak të mirë. Në përgjithësi, Frankfurti di të bëjë atmosferë. Nuk mendoj që ka dy si ajo në Bundesligë.niko kovac

Salihamixhiç ironizoi me mënyrën e lojës në Bohum, keni koment për këtë gjë?

Nuk e kam parë. Ndaj nuk mund ta komentojë se çfarë ka thënë ai.

Do të ndryshoni rreshtim në transfertën e së shtunës?

Jo, nuk ka përse. Skuadrës do t’i kërkojë vetëm të jetë e përqendruar nga minuta e parë. Ne e dimë që kemi cilësi të mëdha, këtë e treguam edhe pas minutës së 60’ në Bohum.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"