Kovaç: Bajerni tani gjendet në vendin që i takon!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 10:35

Kovaç: Bajerni tani gjendet në vendin që i takon!

Niko Kovaç rigjen buzëqeshjen pas suksesit 2-1 ndaj Union Berlinit, ndonëse rezultati nuk tregon realitetin, duke qenë se sfida e djeshme u dominua totalisht nga Bajerni i Mynihut dhe ndoshta rezultati duhej të ishte shumë më i thellë, duke parë rastet e shpërdoruara. Por gjithsesi trajneri kroat është i lumtur edhe kështu.

niko kovac

“Tani po që jemi në vendin që donim dhe aty ku na takon në fakt që të qëndrojmë, – bën hyrjen e tij Kovaç, ndonëse sot mund të zbresë sërish në të dytin, nëse fiton Mynshengladbahu. – Nuk dua të veçoj asgjë negative nga ndeshja, sepse pavarësisht rezultatit në dukje të ngushtë, të gjithë e pamë dominimin që bëmë, falë edhe një numri të madh lojtarësh fenomenalë që kemi në grup. Nga ana tjetër, dua të përgëzoj edhe Union Berlinin që në shumë momente të ndeshjes diti se si të mbrohet mjaft mirë dhe na e vështirësuan faktin që të shënonim më shumë, ndonëse e ritheksoj, jam mjaft i kënaqur me atë çfarë skuadra tregoi në fushë.

Në të njëjtën kohë dua të shpresoj që në vazhdim të jemi disi më me fat edhe me dëmtimet, sepse për momentin nuk mund të mbështetemi te shumë futbollistë të tjerë të nivelit botëror. Shpërdoruam sërish shumë? Ndoshta po. Duhet të nisim që të realizojmë pak më tepër, duhet të jemi më të saktë dhe të ftohtë përpara portës. Por nëse gjejmë vazhdimësinë e fitoreve, sigurisht që të gjithë do të jemi edhe paksa më të qetë për të zbritur në fushë në ndeshjet e ardhshme. Vetëm kështu nuk do ta lëshojmë më vendin e parë në renditje, deri në fund. Jemi ne skuadra më e fortë në Bundesligë dhe jam i lumtur që jemi rikthyer të kryesojmë kampionatin, pas suksesit me Union Berlinin”, tha 48-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"