Kosovarët dominojnë eventin mbarëkombëtar, Golden Eagle Ylli shpallet kampion i parë i Ligës Unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 23:32

Kosovarët dominojnë eventin mbarëkombëtar, Golden Eagle Ylli shpallet kampion i parë i Ligës Unike

Ka përfunduar ditën e sotme ndeshja finale e Ligës Unike të basketbollit e zhvilluar ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Suhareka me emrin Golden Eagle Ylli është fituesja dhe kampionia e parë e kësaj gare pasi  mposhti Pejën me rezultat të ngushtë 82-79, pra me vetëm tri pikë epërsi.

basket

Ky ishte sezoni i parë i kësaj gare i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërsë ndërmjet tetë skuadrave më të mira të të dy vendeve.

Peja dhe Golden Eagle Ylli u kualifikuan në finale pasi fituan respektivisht ndaj Rahovecit dhe Goga Basket në ndeshjet e djeshme gjysmëfinale që u zhvilluan në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"