Kosova në kërkim të një trajneri, Curri: Duhet dikush si Silvinjo, nuk harrohet motivimi i De Biasit në Serbi-Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 18:27

Kosova në kërkim të një trajneri, Curri: Duhet dikush si Silvinjo, nuk harrohet motivimi i De Biasit në Serbi-Shqipëri

Kosova është në kërkim të një trajneri, pas dështimit në kualifikueset e Euro 2024. Te “Dardanët” nuk duan të përsërisin të njëjtat gabime, teksa po marrin të gjithë kohën e nevojshme për të gjetur trajnerin e ri pas “divorcit” me sllovenin Primoz Gliha.

curri

Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe trajner në Kosovë, Debatik Curri, në një prononcim në “Dueli Sportiv”, shprehet se duhet një trajner si Silvinjo, për të kualifikuar përfaqësuesen në një kompeticion të rëndësishëm në rang kombëtaresh.

Gjithashtu, ai vuri theksin te efekti që mund të japë motivimi i një trajneri, duke kujtuar De Biazin te Shqipëria në ndeshjen e famshme të Beogradit ndaj Serbisë.

“Na duhet një trajner si i Shqipërisë, i cili mund të bëjë përzgjedhjet e duhura. Zhiresi nuk e menaxhoi grupin si duhet. Unë jam tifoz i asaj që kushdo që e meriton, duhet të luajë. Pa yje dhe pa emra, në ndeshjet e fundit, bëmë paraqitje.

Gliha nuk është se nuk pati rezultate. Për mendimin tim rezultat i pati të mira dhe diti t’i menaxhojë, por me deklarata ka qenë skandaloz, sikur me qenë trajner i Ligës së Tretë. Realisht para kamerave kur dilte, nuk dihej nëse po fliste me kameramanin apo me shikuesit.

Përmendte taksistë, gazetarë të ndryshëm edhe me këtë pjesën e deklaratave, nuk lejonte as lavdërime. Nuk mund të lë pa kujtuar edhe ndeshjen me Serbinë, kur droni u fut në stadium. De Biazi i motivoi të gjithë. Unë e kam ditur se ku po shkojmë, sepse e kam përjetuar”, tha Curri.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"