Kosova në FIFA, ja në cilin grup mund të luajë në “Rusi 2018”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 11:21

Kosova në FIFA, ja në cilin grup mund të luajë në “Rusi 2018”

Pranimi i Kosovës edhe në FIFA, i jep të drejtën kësaj kombëtareje që të jetë pjesëmarrëse në kualifikueset për “Rusi 2018”. Mirëpo, mundësitë janë dy: Grupi I dhe ai H pasi janë me nga pesë skuadra.

FIFA CongressFIFA, në bashkëpunim me UEFA-n, pritet të marrin një vendim për të përcaktuar grupin në të cilin do të vendoset Kosova, por edhe Gjibraltari në këto kualifikuese.

Me shumë mundësi (duke bërë llogari gjeopolitike), Kosova do të jetë në Grupin I, pasi në këtë grup ndodhet vetëm një shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e saj, ndryshe nga Grupi H ku ka më shume shtete që nuk e njohin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"