Kosova e pafuqishme ndaj Islandës që shkon në Botëror, mundet 2-0 (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 21:48

Kosova e pafuqishme ndaj Islandës që shkon në Botëror, mundet 2-0 (VIDEO)

Kosova ka pësuar një humbje 2-0 përballë Islandës, në ndeshjen e fundit në grupin I. Golat u shënuan prej Sigurdson dhe Gudmunson, nga një për secilën pjesë.

kosovaekipi0306

 

MINUTË PAS MINUTE

islanda

 

Mbyllet edhe i gjithë takimi. Kosova mundet edhe në ndeshjen e fundit, 2-0 ndaj Islandës. Golat u shënuan nga Sigurdson dhe Gudmunson.

90′ Ujkani shpëton golin e tretë, pas një goditje të rrezikshme të Gudmunson.

83′ Valon Berisha ka një rast të mirë me një goditje dënimi pranë zonës, por gjuan shumë lart.

76′ Rashica harkon lehtë në duart e portierit islandez, pa probleme për të.

68′ Shënon edhe golin e dytë Islanda. Gudmunson shënon lehtësisht pas asistit të Sigurdson.

64′ Paqarada provon nga jashtë zonës, por larg kuadratit.

55′ Berisha lëviz mirë në krahun e majtë dhe fiton një faull në një zonë të rrezikshme, por ekzekutimi i faullit lë për të dëshiruar.

51′ Gudmunson lëshon një goditje të fuqishme nga jashtë zone, por pa rrezik për Ujkanin.

Mbyllet pjesa e parë. Islanda udhëheq 1-0, me gol të Sigurdson në minutën e 40-të.

40’ Shënon Islanda, me anë të Sigurdson. Pasi çau qendrën e mbrojtjes, e pati të lehtë të kalojë edhe Ujkanin.


39’ Rashica lëshon një të djathtë nga mbi 25 metra, shumë pranë shtyllës.

37’ Rashica është goditur rëndë në ajër nga islandezët, por për protestë ishte Ujkani ai që u ndëshkua për protestë te arbitri. Edhe pse i tregoi se ishte ai kapiteni, arbitri nuk u mbraps.

10′ Sigurson lëshon një gjuajtje potente nga jashtë zone, topi përfundon shumë pranë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi

Islandë – Kosovë 20:45

Islanda – Halldorson; Saevarson, Sigurdson, Arnason, Magnuson; Halfredson, Gunarson; Gudmundson, Sigurfdson, Bjarnason; Bodvarson | Trajner: Halgrimson

Kosova – Ujkani; Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paqarada; Pnishi, Halimi, Berisha; Rashica, Celina; Nuhiu | Trajner: Bunjaki

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"