“Kosova duhet të jetë krenare për këtë ekip”, Shaland: Përgëzoj lojtarët, por jo për ndeshjen me Çekinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 11:13

“Kosova duhet të jetë krenare për këtë ekip”, Shaland: Përgëzoj lojtarët, por jo për ndeshjen me Çekinë

Trajneri i përfaqësues së Kosovës, Bernard Shaland, ka mbetur i pakënaqur nga rezultati që “Dardanët” morën në Çeki, por gjithsesi ai i ka përgëzuar lojtarët e tij për atë që kanë treguar në ndeshjet eliminatore në Grupin A. 

shaland

Ai priste më shumë mbrëmë, pasi edhe mundësitë ishin, por në fund tha se Kosova duhet t’i falënderojë këta lojtarë dhe duhet të jetë krenar me ta.

“Duhet të jemi të qartë dhe korrekt. Kishim një Kosovë që luftoi duke u mbrojtur. Ishte mirë, por nuk mundëm të luanim. Nuk luajtëm lojën tonë. Çekia është shumë e fortë dhe duhet ta pranojmë se kjo skuadër ishte më e mirë në këtë takim. Duhet t’i urojmë për kualifikimin. Kisha një ndjenjë që nuk po merrnim rrezik sa duhet të ndërtonin aksione. U kam thënë lojtarëve, luani lojën tuaj, rrezikoni.

Kjo është një arsye, arsyeja tjetër, skuadra kundërshtare ishte shumë e fortë. Jemi të zhgënjyer me këtë rezultat dhe me lojën jo të mirë që bëmë. Patëm mundësi të luanim dhe nuk luajtëm. Çekia ishte e fortë me presing, por u thashë pas pjesës së parë lojtarëve se duhet të provojmë më shumë. U thashë se ne duhet të luajmë ashtu si dinë të luajnë. Duhet t’i themi urime ekipit për këtë fushatë të eliminatoreve që kemi bërë deri tani.

Dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët për punën e tyre. Kosova duhet të jetë krenare për këtë skuadër”, u shpreh trajneri Shaland pas humbjes 2-1. Edhe mesfushori Valon Berisha nuk e fshehu zhgënjimin pas ndeshjes: “Jemi të zhgënjyer me lojën që treguam, duke u nisur nga vetja. Një gol nuk të dërgon askund dhe duhet të luftonim edhe për golin e dytë, kjo ishte se përse humbëm. Duhej ta mbronim fitoren kur kishin mbetur edhe 30 minuta. Na vjen keq për tifozët që kishin ardhur të na përkrahnin, nuk arritëm ta tregonim vetën tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"