Kosova akordoi 5 milionë euro për sportin, Tefik Osmani apel kryeministrit Rama: Momenti të futesh në histori…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 14:39

Kosova akordoi 5 milionë euro për sportin, Tefik Osmani apel kryeministrit Rama: Momenti të futesh në histori…

Përhapja e Koronavirusit me shpejtësi në të gjithë botën, ka bërë që të pezullohet edhe futbolli përkohësisht. Kjo situatë e pezullimit të futbollit, pa dyshim që do të prekë shumë financat e klubeve.Kategoria Superiore

Pas klubeve të mëdha europiane që kanë hasur probleme, sigurisht që edhe ato shqiptare do të jenë në probleme të mëdha financiare. Për shkak të situatës së vështirë, klubet kanë dalë hapur dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë shqiptare, e cila deri tani nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë.

Kosova dha një shembull shumë të mirë, teksa akordoi 5 milionë euro për sportin në vend, në këtë moment të vështirë nga Koronavirusi. Pikërisht nga kjo, Tefik Osmani i ka bërë një apel kryeminsitrit të Shqipërisë:tefik osmani

“Edi Rama ke momentin që të futesh në historinë e futbollit shqiptar. Më dëgjo edhe këtë herë.”, shkruan Osmani, duke iu referuar faktit që Kosova dha 5 milionë euro për sportin në vend.

HG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"