Korrekt dhe asnjë gabim ndaj Realit, Gjimshiti vlerësohet lart për sfidën kurajoze të Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:12

Korrekt dhe asnjë gabim ndaj Realit, Gjimshiti vlerësohet lart për sfidën kurajoze të Atalantës

Megjithëse Atalanta humbi në fund me Realin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, bergameskët morën vlerësime për kurajon dhe vendosmërinë e shfaqur pas momentit kur mbetën me 10 futbollistë që nga minuta e 17-të e sfidës. Titullar në këtë sfidë ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili bëri një paraqitje korrekte ndaj 13-herë kampionëve të Europës.

Real Madrid's Casemiro, right, heads the ball past Atalanta's Cristian Romero, center, and Atalanta's Berat Djimsiti during the Champions League, round of 16, first leg soccer match between Atlanta and Real Madrid, at the Gewiss Stadium in Bergamo, Wednesday, Feb. 24, 2021. (AP Photo/Luca Bruno)

Edhe pse nga bergameskët spikatën kapiteni Toloi dhe portieri Golini, Gjimshiti bëri detyrën e tij mjaft mirë në rastet kur  u përball me lojtarët madrilenë. Ai u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.1 duke fituar 4 nga 5 duelet individuale me kundërshtarët. Për sa i përket fazës mbrojtëse, mbrojtësi kuqezi kreu 5 spastrime dhe 3 kapje topi, ndërsa dërgoi saktë 4 nga 6 topat e gjatë.

Edhe në Itali, Gjimshiti është vlerësuar për saktësinë dhe korrektësinë e lojës ndaj Realit.

Statistikat e paraqitjes së Berat Gjimshitit ndaj Real Madridit sipas “Sofa Score” për “Panorama Sport”

154570658_156383409634215_8096123762510003242_n
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"