Koronavirusi përhapet edhe në Bundesligë, Piontek me shokë në karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 9:52

Koronavirusi përhapet edhe në Bundesligë, Piontek me shokë në karantinë

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, teksa të shumtë janë edhe futbollistët që janë prekur nga ky virus.piatek.hertha.2019.20.abbraccio.750x450

Së fundmi nëpërmjet faqes zyrtare, Herta e Berlinit njofton se një nga lojtarët e ekipit ka rezultuar pozitiv në analizat për Koronavirus.

Pikërisht për shkak të kësaj, klubi gjerman njofton se gjithë pjestarët e skuadrës, duke përfshirë lojtarët, trajnerin dhe stafin do të futen në karantinë për 14 ditë.

Ditën e djeshme u mor edhe vendimi përfundimtar për pezullimin e Bundesligës deri në 3 prill, por nëse rastet e prekura shtohen atëherë me shumë mundësi kampionati do të shtyhet përsëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"