Koronavirusi nuk kursen as Valentino Rosin: Respektova protokollin, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 19:32

Koronavirusi nuk kursen as Valentino Rosin: Respektova protokollin, por…

Koronavirusi vazhdon përhapjen në sport, ku janë konfirmuar sportistë të shumtë që janë infektuar. I radhës është piloti i njohur italian i Moto GP, Valentino Rosi.

marc-marquez-valentino-rossi

Ky i fundit pas testeve të kryera, ka zbuluar se është pozitiv me Koronavirus dhe nuk do të jetë i pranishëm në garën e fundjavës në Aragon, në Spanjë.

Shumë i mërzitur është shfaqur piloti italian në reagimin e tij, ku shprehet se bëri të pamundurën për të respektuar protokollin, për të mos rrezikuar infektimin. “Unë jam shumë i trishtuar dhe i mërzitur, sepse bëra të pamundurën për të respektuar protokollin. Shpresoj të shërohej sa më shpejt. Tani do ndjek këshillat e mjekëve për ta kaluar sa më shpejt këtë.”, shkroi piloti në profilin  e tij.

POSTI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"