Koronavirusi, futbollistët e Premier Ligës kërkojnë mbledhje urgjente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 19:08

Koronavirusi, futbollistët e Premier Ligës kërkojnë mbledhje urgjente

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Anglezë (PFA) i ka kërkuar kampionatit anglez (Premier League dhe English Football League) të organizojnë menjëherë një takim të posaçëm në lidhje me çështjen e reduktimit të pagave të lojtarëve për këtë periudhë për shkak të ndërprerjes së futbollit në Angli prej koronavirusit.

PFA_UK_logo

Mediat e huaja raportojnë se dhe yjet e futbollit anglez janë bashkuar në një zë për të kundërshtuar këtë propozim.

Aktivitetet futbollistike në Angli janë ndërprerë deri në daën 30 prill, ndërsa deri tani klubi i Birmingamit ka pranuar të reduktojë me pagat e lojtarëve (ata që marrin 6 mijë euro në javë) me 50%, por ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen e klubeve të tjera.

Koronavirusi do të shkaktojë një dëm të madh financiar te shumë klube, prandaj drejtuesit kanë kërkuar që të reduktohen pagat e lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"