Koronavirus po përhapet me shpejtësi, Formula 1 shtyn edhe tre gara të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 16:44

Koronavirus po përhapet me shpejtësi, Formula 1 shtyn edhe tre gara të tjera

Pas shtyrjes së garave të Bahreinit, Kinës, Vietnamit dhe anulimit të Çmimit të Madh të Australisë, FIA ka vendosur të spostojë edhe tre evente të tjera për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19. Bëhet fjalë për Çmimet e Mëdha të Spanjës, Holandës dhe Montekarlos.vITNAM FORMULA 1

Tre garat janë shtyrë pas zhvillimeve të fundit të përhapjes së Koronavirusit në Europë. Momentalisht ende nuk është vendosur data se kur këto evente do të futen në kalendarin e Formulës 1.

Një vendim i vështirë për organizatorët, por i nevojshëm, duke parë gjendjen alarmante që po kalon kontinenti i vjetër. Kujtojmë që këto gara ishin parashikuar për të zhvilluar në maj: Çmimi i Madh i Holandës më datë 3, i Spanjës më 10 dhe i Montekarlos më 24.

90511620_651347048975763_19083656387624960_n

Artin Lleshaj-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"