Korabi s’heq dorë nga Plaku, Dukiç e Vujadinoviç nuk duken

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2017 | 18:39

Korabi s’heq dorë nga Plaku, Dukiç e Vujadinoviç nuk duken

Korabi i drejtuar nga Gerd Haxhiu ka mbyllur dje ditën e dytë stërvitore. Drejtuesit po punojnë për afrimet, por deri më tani asnjë lojtar nuk është zyrtarizuar si përforcim në merkaton e janarit.

Korabi stervitje

Pas largimit të mesfushorit Vangjel Zguro, klubi dibran u trondit nga braktisja që i bëri sulmuesi Sebino Plaku, i cili iu bashkua Skënderbeut në fazën përgatitore në Turqi. Burime zyrtare në klubin dibran treguan dje për “Panorama Sport” se nuk do të hiqet dorë nga e drejta për sulmuesin tiranas. Me sa duket, çështja pritet të përfundojë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

Korabi pretendon se kontrata me Plakun mbyllet në fund të këtij sezoni, ndërsa lojtari i është përmbajtur një pike, ku saktësohet se mund të prishë marrëveshjen në mënyrë të njëanshme në muajin janar 2017. Ndërkohë, gjatë stërvitjeve të djeshme ka pasur mungesa të disa titullarëve.

vujadinovic

Ajo që ka rënë në sy është fakti se portieri Mirosllav Vujadinoviç dhe mbrojtësi Dushku Dukiç nuk janë dukur që prej ditës së parë. Në klub tregojnë se malazezi dhe serbi kanë marrë leje. Nga ana tjetër, mësohet se edhe qendërmbrojtësi Arjan Sheta nuk ka qenë i pranishëm, si pasojë e një gjendjeje gripale, ashtu si dhe fieraku Prifti.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"