Korabi me trajner të ri, ja kush pritet të zyrtarizohet të hënën në krye të dibranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2021 | 12:53

Korabi me trajner të ri, ja kush pritet të zyrtarizohet të hënën në krye të dibranëve

Korabi pritet të ketë një trajner tjetër në sezonin e ri, pasi klubi nuk ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me Agim Canajn.

korabi burreli

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit dibranë nuk kanë mundur dot të bindin vlonjatin, i cili në sezonin e fundit drejtoi ekipin që edhe në garën e fortë me Dinamon dhe Burrelin nuk u arrit qëllimi për ngjitjen në Superiore.

Canaj kishte disa kushte për vazhdimësinë, por mesa duket, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Prej disa ditësh skuadra ka nisur stërvitjen në kompleksin e Arbanës, në periferi të kryeqytetit, por ekipi është drejtuar nga zv.trajneri Donald Mëziu.

mergjyshi

Gjithsesi, nga sa mësohet, gjasat janë që Korabi të ketë një rikthim në pankinë. Artan Mërgjyshi mund të marrë drejtimin e dibranëve, teksa për herë të fundit ka qenë në stolin e Korabit në vitin 2016, kur ekipi militonte në Superiore.

Burime pranë trajnerit kryeqytetas bëjnë të ditur se një vendim përfundimtar do të merret të hënën. Në sezonin e fundit Mërgjyshi drejtoi Besën e Kavajës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"