Konusmonin drogë para pallatit, ja dyshimet për dhunën ndaj shoferit të FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 20:00

Konusmonin drogë para pallatit, ja dyshimet për dhunën ndaj shoferit të FSHF-së

Shoferi i FSHF-së, Genc Ruçi, është shtruar urgjentisht në spital pas dhunës barbare ndaj tij në zonën e Brrylit një orë më parë. Nga informacionet paraprake dhe burime të “Panorama Sport” pranë punonjësit të administratës së FSHF-së, dyshohet se dhuna ndaj tij ka ardhur nga një grup të rinjsh, përdorues të lëndëve narkotike.

genci rucii

Prej kohësh mësohet se të rinjtë konsumonin drogë në ambientet e pallatit ku banonte Ruçi, duke shqetësuar banorët. Mësohet se punonjësi i Federatës dhe banorët janë ankuar vazhdimisht për këtë problem, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur nga policia versioni zyrtar i ngjarjes së dhunshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"