Konte pranon aromën e “divorcit”: Tani mund të më shkarkojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 12:01

Konte pranon aromën e “divorcit”: Tani mund të më shkarkojnë

Humbja turpëruese në shtëpi kundër Bornmëthit ka shtuar dyshime të tjera për të ardhmen e Antonio Kontes në stolin e Çelsit.

48C6467600000578-0-image-a-6_1517486842988

Ish-trajneri i kombëtares italiane, që fitoi titullin në “Stamford Bridge” që në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, u mbrojt në këtë mënyrë pasi e la skuadrën në një pozicion, që rrezikon edhe kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm (Liverpuli i zbriti në vend të katërt për shkak të golavarazhit më të mirë):

“Ne shkuam përtej mundësive tona.” Por tabloidet nuk e përjashtojnë një “divorc” të bujshëm mes Roman Abramoviçit dhe teknikut italian.

48C5FAA700000578-0-image-a-7_1517486909785

Ai shton se është i qetë në lidhje me këtë aspekt, madje nënvizon se ka bërë një punë të shkëlqyer. “Po shfrytëzoj skuadrën në mënyrën më të mirë dhe kemi arritur objektiva, që janë përtej mundësive tona. Por unë jam i qetë. Ne po bëjmë gjithçka dhe po japim 120% dhe unë po i marr kësaj skuadre maksimumin e saj. Por nëse dikush nuk është dakord, atëherë unë jam këtu dhe duhet të pranoj çdo situatë. Megjithatë, unë jam i qetë në lidhje me këtë, sepse e di që po bëj një punë të shkëlqyer. Mendoj për presionin dhe është normale për një trajner dhe menaxher. Është normale po të jesh trajner i Çelsit.”

489249AA00000578-0-image-a-8_1517486971649

Hierarkia e klubit është e pakënaqur me kritikat publike që lëshon vazhdimisht Konte, në lidhje me merkaton dhe ankesat se ai nuk pyetet për atë, por se çdo gjë e vendosin drejtuesit.

Në ndeshjen e fundit, Çelsi nuk kishte një nëntë të deklaruar dhe rolin e Moratës së dëmtuar dhe Batshuajit, që u nis drejt Dortmundit, e mori Hazard.

48C5C49E00000578-0-image-a-9_1517487086407

Ditën e fundit të merkatos, Çelsi transferoi Zhirunë nga Arsenali, por francezi pati kohë vetëm të prezantohet.

Tanimë, objektivi në kampionat do të jetë renditja mes 4 vendeve të para dhe 48-vjeçari e pranon haptazi: “Duhet të jemi të shqetësuar. Nuk do të jetë e lehtë. Po përsëris atë që kam thënë që në fillim të sezonit. Duhet të luftojmë. Duhet të jemi të përgatitur, të luftojmë dhe të jemi gati. Mendoj se lojtarët po nisin ta kuptojnë se këtë sezon do të luftojmë për një vend në Ligën e Kampioneve.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"