Konte: Ndryshimet taktike nuk e dëmtojnë punën tonë, Sançez të vazhdojë të punojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 21:58

Konte: Ndryshimet taktike nuk e dëmtojnë punën tonë, Sançez të vazhdojë të punojë

Trajneri i Interit Antonio Konte pranoi se është në kërkim të alternativave të rreshtimit të skuadrës pas ndryshimeve në formacion në pjesën e dytë ndaj Ludogoretsit.

kONTE
Pas fitores 0-2 në fushën bullgare, Konte u shpreh për sulmuesin kilian Aleksis Sançez se duhet të vazhdojë të punojë për të fituar vendin në formacionin titullar. Kiliani u aktivizua për herë të parë si titullar pasi la dëmtimin në shpinë.

“Paraqitja e Eriksenit – Njësoj si gjithë skuadra. Në pjesën e parë vuajtëm sepse intensiteti i lojës ishte i ulët. Topi lëvizte ngadalë dhe e kishim të vështirë të krijonim hapësira. Në pjesën e dytë ndryshuam gjithçka.

eRIKSEN

Skema 4-3-1-2 mund të zbatohet që nga minuta e parë
– Punojmë me disa variante, nuk është hera e parë që ndryshuam skemë. Përpiqemi të gjejmë zgjidhje alternative, por ne kemi 1 ide dhe duam të ecim përpara. Megjithatë, këto zgjidhje alternative nuk do të prishë punën e bërë gjatë këtyre muajve.

Sançez – Ka nevojë të luajë, por kam nevojë të gjejë kohën e duhur për ta aktivizuar. Sot ishte momenti i duhur që ai të luante 90 minuta. Duhet të vazhdojë të punojë dhe të përmirësojë kondicionin fizik”, deklaroi Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"