Konte merr lajmin e mirë, lojtari zikaltër shërohet nga koronavirusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 16:39

Konte merr lajmin e mirë, lojtari zikaltër shërohet nga koronavirusi

Inter mund të rikuperojë një copë të rëndësishme të mesfushës së saj përpara sfidës ndaj Sasuolos të shtunën.

Marcelo-Brozovic-Inter

Marselo Brozoviç ka rezultuar negativ në tamponin e kryer ditën e djeshme dhe mund të jetë në dispozicionin e Antonio Kontes për tu stërvitur në grup me shokët e skuadrës.

Një lajm i mirë për zikaltërit pas humbjes zhgënjyese në Champions ndaj Realit të Madridit.

Brozoviç kishte rezultuar pozitiv me koronavirus më 13 nëntor gjatë grumbullimit me kombëtares kroate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"