Konte mbron qasjen e tij ultra-mbrojtëse: Po të kishim luajtur në sulm, do na kishin mundur 4-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 10:25

Konte mbron qasjen e tij ultra-mbrojtëse: Po të kishim luajtur në sulm, do na kishin mundur 4-0

E kishte paralajmëruar përpara ndeshjes se duhet të gjente taktikën e duhur për të shmangur një goleadë të Mançester Sitit dhe është i kënaqur me rezultatin, pavarësisht kritikave të shumta për qasjen e tij ultrambrojtëse në “Etihad”.

DXd-JOhXcAItPSK

“Bëmë një ndeshje të mirë, por pavarësisht kësaj, pësuam gol pas 30 sekondave në pjesën e dytë dhe më pas ishte e vështirë të riktheheshim. Luajtëm ndaj një skuadre me cilësi fantastike. Ata kanë një mentalitet të shkëlqyer dhe ne duhet t’u bëjmë komplimentet më të mira. Kur luan kundër Sitit, duhet të përpiqesh të mos u japësh shumë hapësira mes linjave sepse ata janë të pabesueshëm me topin. Nëse nuk do të kishim pësuar gol pas 30 sekondash, ndoshta do kishte qenë më e thjeshtë.”

 konte

Taktika? Ne u përpoqëm të tregohemi të duruar. Kur je në disavantazh minimal, ke gjithnjë mundësinë për të shënuar. Kur i lëshon hapësira Sitit, ekziston rreziku të humbasësh 3 apo 4- 0. Kur luan ndaj një ekipi që e ka treguar se është më i fortë se ty gjatë gjithë sezonit, sepse kryeson me 25 dhe kjo është një diferencën e madhe, atëherë duhet të mendosh me tru që të mos pësosh një humbje të rëndë, e cila nuk i ndihmon lojtarët”, deklaroi tekniku i Çelsit, Antonio Konte.

DXhNvRQX0AI1I4M

Akoma më të vështirë punën italianit ia bëri edhe mungesa e Kantesë:

Mendoni se duhet të ishim më guximtarë? Nëse i lë Siti një det me hapësira, ndeshja nuk do të përfundojë 1-0. Nuk është shumë e bukur, por është e vërteta. Nuk është e lehtë të luash kundër tyre dhe mos harroni se neve na mungonte një lojtar shumë i rëndësishëm për ekuilibrin, si N’Golo Kante”.

DXggpbOWkAIGM9U

Si ish-trajner i tij në kombëtare, Konte shprehu keqardhjen edhe për ndarjen e papritur nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori:

“Është një tragjedi. Është shumë e vështirë për momentin për të gjetur fjalët e duhura për familjen. Unë e kam pasur në kombëtare. Ai ishte një djalë fantastik. I jam shumë pranë familjes në këtë moment sepse ishte vetëm 31 vjeç. Është shumë e vështirë t’ia shpjegosh këtë situatë gruas së tij, prindërve dhe vajzës”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"