“Konte është trajner i madh”, Fonseka “tallet”: Xheko do luajë… Ndoshta jo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 11:48

“Konte është trajner i madh”, Fonseka “tallet”: Xheko do luajë… Ndoshta jo…

Roma ishte në dyshim nëse do të udhëtonte me Edin Xhekon në Milano apo jo. Por një ditë përpara supersifdës ndaj Interit, trajneri verdhekuq siguroi tifozët se boshnjaku është në formë të mirë, ndonëse ka dashur të çorientojë disi zikaltrit. 

fonseka roma

“Edin, ndryshe nga ditët e kaluara, është stërvitur me grupin dhe është gati për të luajtur… Apo ndoshta nuk do të luajë (qesh)… Kush e di?!”, u shpreh trajneri portugez, i cili ndoshta do të vendosë përpara ndeshjes nëse do ta aktivizojë ballkanasin. Më pas, tekniku i Romës foli edhe për kundërshtarin, Interin, kryesuesin e Serisë A. “Zikaltrit janë një skuadër shumë e fortë, është një ndeshje që duhet luajtur me kurajë dhe kujdes në mbrojtje. Konte? Është një trajner i madh, me një ide të qartë për lojën, jo më kot kundërshtarët tanë kryesojnë kampionatin. Për më shumë, ata po kalojnë një moment të mirë, por këtë ndeshje duhet ta vërtetojmë dhe konfirmojmë edhe në fazën pozitive”, vazhdoi trajneri verdhekuq.

ROMA

Në lidhje me formën e lojtarëve të tjerë, Fonseka u shpreh: “Florenci mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si alternativë e Klajvertit në sulm, gjithmonë nëse nuk ndien më shqetësime. Santon mund të luajë tri ndeshje radhazi, por ne kemi edhe Spinacolën. Peroti dhe Mikhitarjan janë mirë dhe do të jenë në fushë ndaj Interit”, përfundoi Fonseka.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"