Konkurrencës së Interit dhe Lacion i shtohet një ekip tjetër, klubi italian gati të rrëmbejë Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 13:11

Konkurrencës së Interit dhe Lacion i shtohet një ekip tjetër, klubi italian gati të rrëmbejë Kumbullën

Marash Kumbulla ka treguar paraqitje shumë të mira në Serie A me Helas Veronën këtë sezon, nëpërmjet të cilave ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Interi dhe Lacio e ndjekin prej kohësh futbollistin shqiptar, të cilin dëshirojnë ta marrin në ekipet e tyre respektive.

19-vjeçari pëlqehet shumë nga të dyja këto klube, të cilat kanë planifikuar edhe një ofertë në drejtim të lojtarit dhe të klubit të tij. Megjithatë nuk janë vetëm Lacio dhe Interi, që interesohen për të marrë shërbimet e Kumbullës. S

ipas asaj që shkruan “La Nazione”, në garë për talentin shqiptar është futur edhe Fiorentina, të cilët gjithashtu e pëlqejnë shumë futbollistin. marash-kumbullla

Thuhet se drejtuesit e klubit nga Firence janë të gatshëm të bëjnë menjëherë një ofertë për mbrojtësin, në mënyrë që të mposhtin konkurrencën e Interit dhe Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"