Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Partizani zyrtarizon përforcimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 20:50

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Partizani zyrtarizon përforcimin e radhës

Partizani nuk ndalet në merkato, David Atanaskoski, është përforcimi i radhës për “demat” e Dritan Mehmetit. “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht se Atanaskoski do të ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase, teksa pak më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi në faqen zyrtare.

atanaskoski

Mbrojtësi 25-vjeçar ka luajtur së fundmi për Shakhter Karagandy në Kazakizstan dhe Makedonija GP në Maqedoninë e Veriut, me të cilën arriti të fitojë dhe kupën.

Kontrata e firmosur është për 1 vit me të drejtë rinovimi dhe 1 tjetër. Lojtari do i bashkohet skuadrës për fazën përgatitore në Slloveni.

Njoftimi i Partizanit:

“ZYRTARE
DAVID ATANOSKI FIRMA E RADHËS
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni”.

partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"