EKSKLUZIVE/ Partizani gjen më në fund mbrojtës të majtë, firmos me një maqedonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 18:40

EKSKLUZIVE/ Partizani gjen më në fund mbrojtës të majtë, firmos me një maqedonas

David Atanaskoski është i zgjedhuri i Partizanit për t’i besuar anën e majtë të mbrojtjes për sezonin 2022-2023. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Atanaskoski ka firmosur më në fund për Partizanin dhe pritet të prezantohet nga klubi në orët në vijim.

David Atanaskoski

Mësohet se janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe vizitat e nevojshme mjekësore dhe klubi do ta zyrtarizojë së shpejti.

25-vjeçari ka qenë shumë aktiv në sezonin e fundit, teksa ishte titullar në Kazakistan me Shakter Karagandi, ku luajti në 20 ndeshje dhe dhuroi 1 asist dhe me Makedonija GP, ku zhvilloi në 18 ndeshje dhe regjistroi 1 gol dhe 2 asiste nga janari e tutje.

Vlera e tij në merkato sipas “Transfermarkt” është 350 mijë euro. Te Partizani vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Makedonija GP.

Atanasoski në të shkuarën ka luajtur me kombëtaren Shpresa të Maqedonisë së Veriut.

132132

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"