Komplikohet pista Sebajos për Milanin, një ekip “big” kërkon spanjollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2019 | 10:12

Komplikohet pista Sebajos për Milanin, një ekip “big” kërkon spanjollin

Nuk vijnë lajme të mira për Milanin, përsa i përket pistës Dani Sebajos. Nëse deri më dje kuqëzinjtë ishin favoritë për të arritur te mesfushori spanjoll, tashmë gjërat janë vështirësuar.

dani sebajos

Jurgen Klop i ka hedhur sytë nga Reali dhe e pëlqen shumë lojtarin. Tashmë Liverpuli është futur në garë për Sebajos dhe pritet të kalojë në një ofertë zyrtare, siç raporton “Sport Mediaset”.

Nga ana tjetër Totenhemi, Betis dhe Sevija, janë skuadrat e tjera që interesohen, por nuk kanë kaq shanse sa Liverpuli me Milanin.

Është e sigurt që Sebajos do të largohet, pasi Reali kërkon Pogbanë dhe të shesë sa më shumë futbollistë.

Do të varet shumë nga shifra që do ofrohet për spanjollin dhe nga dëshira e lojtarit, për të parë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"