Kompani nuk e sheh si “pushim” ndeshjen me Laçin: Kush tha që nuk do të mundohemi të fitojmë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2021 | 21:25

Kompani nuk e sheh si “pushim” ndeshjen me Laçin: Kush tha që nuk do të mundohemi të fitojmë?

Fitorja 3-0 në sfidën e parë të turit të tretë në Ligën e Konferencës ndaj Laçit i ka dhënë Anderlehtit një avantazh shumë të rëndësishëm për të administruar me qetësi në sfidën e dytë në shtëpi. Por te skuadra belge nuk e mendojnë si pushim këtë sfidë përballë tifozëve të vet.

kompani

Trajneri Vinsent Kompani bëri të qartë se ekipi do të futej në fushë jo thjesht për të shtyrë 90 minutat, por për të tentuar fitoren edhe në këtë duel.

“Ne shkuam në Shqipëri me qëllimin që të merrnim një rezultat të mirë dhe ia dolëm. Tani duam që ta bëjmë përsëri këtë gjë. Kemi një axhendë të ngjeshur në këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që nuk do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë sfidë”, tha Kompani në konferencën e sotme, ku gjithsesi theksoi se disa lojtarë që kishin shfaqur probleme fizike në ndeshjet e fundit do të liheshin pushim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"