Koment nga Marçelo Lipi/ Kur duam, bëjmë edhe “Luanët” të dridhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 16:53

Koment nga Marçelo Lipi/ Kur duam, bëjmë edhe “Luanët” të dridhen

Nga MARÇELO LIPI

lIPI

E ndienim që në fillim, unë e ndjeja të paktën dhe e kisha thënë disa herë… Duke qenë se ke jetuar në atë ambient, ke jetuar 24 orë në 24 dhe për shumë vite me radhë ke punuar e luftuar, ke ndërtuar një ndjenjë vëllazëri dhe jo bashkëpunimi formal, pritej që të kishte një fund të tillë.

Sepse fundja, sa herë që ne vihemi përpara dramave të mëdha, nuk mendoj se ekziston dikush tjetër që reagon si ne. Dhe kjo, sepse kemi njerëz të përgatitur, njerëz me shumë ide dhe me zemër të madhe si Roberto Mançini. Në pak kohë ndërtoi diçka të madhe, jo në aspektin e skuadrës, pasi kjo vjen e dyta, por në aspektin e grupit. Një miksim mes veteranësh dhe lojtarësh të talentuar, por mbi të gjitha një skuadër punëtore që ashtu siç këndon himnin di të lëvizë këmbët edhe në fushë.

Italia luajti si skuadër, dominoi për 120 minuta me përjashtim të dy minutave të para, por në fund solli në shtëpi trofeun. Ajo që unë pashë në Londër nuk ishte një skuadër futbolli… Ajo që unë pashë në Londër ishte një skuadër shumë e fortë nga ndeshja e parë e deri në fund të turneut, me njerëz të etur në fushë dhe akoma më shumë nga stoli. Italia tregoi se kur duhet, di të bëjë të dridhen edhe “Luanët” dhe nuk ka rëndë nëse ato janë tre apo më shumë.

Unë mendoj se duke luajtur si grup bëmë që Anglia të kontraktohej pavarësisht avantazhit, të frikësohej, e kushtëzuar ndoshta edhe nga detyrimi për të fituar duke luajtur në shtëpi. Por, Mançini dhe Italia u treguan të zotët, të duruar dhe cinikë, gjithçka ne kemi nevojë për të pushtuar botën apo Europën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"