Kombëtarja U-21 në kërkim të mrekullisë, ja kombinimet e rezultateve që na çojnë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 10:52

Kombëtarja U-21 në kërkim të mrekullisë, ja kombinimet e rezultateve që na çojnë në Europian

E vështirë, por jo e pamundur! Kombëtarja U-21, shpreson që fati t’i buzëqeshë mbrëmjen e sotme, për të shkruar historinë. Kuqezinjtë që do të drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç, për shkak se trajneri Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me COVID, do të tentojnë mrekullinë në sfidën ndaj Anglisë, që do të zhvillohet në stadiumin e Uolves në orën 20:25.

Kombetarja

Po cilat janë kombinimet që i sigurojnë Shqipërisë një biletë për në Europianin e 21-vjeçarit? Kuqezinjtë janë të varur plotësisht nga rezultati i sfidës mes Austrisë dhe Andorrës. Të besuarve të Mustedanagiç, duhet të shpresojnë që Austria të barazojë ose të humbasë ndaj Andorrës dhe ne të triumfojnë ose të barazojmë ndaj Anglisë.

Në rast se austriakët fitojnë me Andorrën, atëherë një sukses i Shqipërisë ndaj Anglisë nuk do të kishte vlerë, pasi momentalisht Austria ka 1 pikë më shumë në renditje.

Renditja1

Nëse të dy skuadrat e përfundojnë grupin me pikë të barabarta, kualifikohet Shqipëria, pasi arriti ta mposhte Austrinë 1-5 në ndeshje direkte. Edhe pse në letër, kualifikimi duket thuajse i pamundur, në futboll, kurrë nuk duhet të thuash kurrë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"