Kombëtarja U-21 hedh sytë nga Europiani, kuqezinjtë synojnë fitoren e radhës ndaj Rumanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2023 | 8:59

Kombëtarja U-21 hedh sytë nga Europiani, kuqezinjtë synojnë fitoren e radhës ndaj Rumanisë

Shqipëria U-21 e nisi me fitore ndaj Armenisë fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025. Golat e realizuar nga Stiven Shpendi dhe Arlind Rexhepi u dhanë tri pikë të arta në start kuqezinjve të rinj, që tashmë kanë shansin të vijojnë ecurinë pozitive në ndeshjen e radhës.

u21

Kalendari u rezervon Shpresave një kundërshtar më të fortë si Rumania, teksa takimi do të luhet nesër në orën 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”. Duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve kuqezi, të besuarit e Alban Bushit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, duke shfrytëzuar momentin e mirë. Nga ndeshja në Armeni mbeti i dëmtuar mesfushori Rei Pecani, i cili ishte titullar.

Gjithashtu mungesë e rëndësishme do të jetë mesfushori me tipare sulmuese, Adrion Pajaziti, i cili e ka të pamundur të riaftësohet pas dëmtimit në javën e kaluar. Pritet që Bushi të luajë sërish me skemën 4-3-3 ndaj Rumanisë, ku sytë janë nga cilësia që ka treshja e sulmit, me Stiven Shpendin në majë dhe Arda Kurtulan e Arlind Rexhepin nga krahët.

e

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"