Kombëtarja si “trampolinë”, në La Liga interesohen për Manajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 14:10

Kombëtarja si “trampolinë”, në La Liga interesohen për Manajn

Kombëtarja shqiptare ka qenë një pasazh i mirë për lojtarët e vendit tonë të cilët nuk kanë pasur në këmbët e tyre shumë minuta. Manaj, u grumbullua nga Panuçi, duke luajtur titullar nda Ukrainës dhe disa munuta me Kosovën.

manaj

Kjo ka bërë që shumë menaxherë të shikojnë formën e tij. “Corriere dello Sport”, ka bërë një bilanc për lojtarët e Interit,  se ku mund të kalojnë të huazuarit. Për Manajn përmendet një interes nga La Liga. Sezonin e fundit Manaj e ka kaluar me Granadën në ligën e dytë spanjolle, por mesa duket është koha për hapin e madh .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"