Kombëtarja i hap dyert, Ibra merr “Topin e Artë” suedez për të 12-ën herë: Do të fitoj deri 50 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:56

Kombëtarja i hap dyert, Ibra merr “Topin e Artë” suedez për të 12-ën herë: Do të fitoj deri 50 vjeç

Zlatan Ibrahimoviç qëndron në infermieri, por periudha magjike për të vazhdon edhe kur nuk shkel në fushën e lojës. Sulmuesi suedez ka fituar mbrëmjen e djeshme “Guldbollen” ose e thënë ndryshe “Topin e Artë” suedez për të 12-ën herë, çmim i cili akordohet nga media vendëse për lojtarin më të fortë.

ibra

Për Zlatan Ibrahimoviçin ky çmim i kthehet në duar pas 4 vitesh mungesë, pas të cilit sulmuesi ka komentuar: “Duhet të vazhdoj të luaj të paktën derisa tifozët të kthehen në stadiume. Nuk mund ta mbyll karrierën time përballë tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe kam fituar ‘Guldbollen’, por ideja ime është që të vazhdoj të fitoj deri në moshën 50-vjeçare”, përfundoi Ibra.

SUEDIA I HAP DYERT – Paraqitjet fantastike të ofruara me bluzën e Milanit nuk kanë kaluar pa u vënë re as në Suedi dhe tani, Jane Anderson, trajneri i kombëtares nordike, i hap Zlatan Ibrahimoviçit një mundësi të vogël për t’u rikthyer në përfaqësuese. “Mbaj mend që në vitin 2016 ishte ai që ma tha qartësisht se nuk donte më të ishte i përfshirë në projektin e Suedisë dhe unë e respektova zgjedhjen e tij. Prandaj, nëse Zlatani kërkon të rikthehet, duhet të jetë vetë ai që duhet ta kërkojë dhe të ma kërkojë. Më pas do të më takojë mua që ta menaxhoj këtë gjë. Ibra ka formën e një 20- vjeçari? Mua nuk më habisin cilësitë që ai ka, por uria që po tregon ende në këtë moshë, kjo po që është diçka e pazakontë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"