Kombëtarja i bashkon të gjithë, politika uron në një zë kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 20:46

Kombëtarja i bashkon të gjithë, politika uron në një zë kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024

Kuqezinjtë kanë siguruar me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë pikën që i nevojitej për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm, në Kampionatin Evropian.

kombetarja shqiptare

Fitorja e Kombëtares është përshëndetur edhe nga radhët e politikës shqiptare nga presidenti, kryeministri si dhe krerët e partive kryesore.

Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook, uron kuqezinjtë për kualifikimin e merituar.

Postimi i Presidentit:

Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!????

Menjëhera pas mbylljes së ndeshjes, fitoren e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, falenderon kuqezinjtë për fitoren, ndërsa e quan “fantastike”.

Postimi i kryeministrit:

Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë

EUR⚽️2024??

#EndrraVazhdon?❤️

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook uron gjithë ekipin, duke përgëzuar lojën e bukur të tyre.

“Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!”, shkruan ai.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!

Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani.

Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime!

“Stuhia kuq e zi”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në postimin e tij, për rrugëtimin e ri të Shqipërisë drejt Gjermanisë për Kampionatin Europian.

Postimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Stuhia kuq e zi ??????????????????????rrugës për Gjermani

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar fitoren që siguroi Kombëtarja shqiptare në Moldavi, e cila kësaj radhe preu edhe biletën e artë drejt Kampionatit Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Meta e quan këtë fitore “një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar.”

Reagimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar.

Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.

Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"