“Kohë ndryshimesh”, Eduard Dervishi publikon librin që risjell kujtimet e futbollit në kohë të trazuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 17:51

“Kohë ndryshimesh”, Eduard Dervishi publikon librin që risjell kujtimet e futbollit në kohë të trazuara

Bibloteka e “varfër” futbollit shqiptar ka pranuar ditët e fundit pa ndroje e modesti librin e Eduard Dervishit. “Kohë ndryshimesh”. Ndër  faqet ku përshkruhet jeta e futbollit tone 1990-1997, janë përfshirë të gjithë faktorët, eksponentët, personazhet, ngjarjet, rezultatet, sukseset, vështirësitë, pengesat, arritjet, lotët, krenaria etj…pjimage

Mes rreshtave gjejnë veten, emrat dhe fotot e tyre të gjithë ata që vunë një gur në monumentin futboll, të tjerë që kontribuan në mbijetesën apo zhvillimin e topkëmbës shqiptare, si edhe ata që së bashku me Dervishin përshkuan një copë rrugë të jetës për sportin, me sportin thjesht FUTBOLLIN.

Sa shumë fakte, argumente dhe vendime kombëtare apo ndërkombëtare shkruan për herë të parë një risi, përshtatje e  histori. Me qindra e qindra lojtarë, dhjetëra e dhjetëra gjyqtarë, pa fund drejtues, trajnerë, gazetarë e punonjës të lojës magjike në librin e Edit gjejnë veten për një kujtesë, homazh, mirënjohje e dashamirësi.

Pra, Eduard Dervishi një nga figurat qëndrore të Federatës Spanjolle të Futbollit (23 vjet), disa herë drejtuesi kryesor i Champions League rikthehet tek futbolli ynë i thjeshtë, krenar, i plotë për të përjetësuar hapat e para të futbollit modern në Shqipëri të cikat ai i udhëhoqi me dinjitet e profesionalizëm të vërtetë. Eduard Dervishi erdhi përsëri tek ne nëpërmjet librit duke thënë. “Unë jam këtu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"