“Koha ime erdhi!”, Ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës “var këpucët në gozhdë”: Po buzëqesh sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 15:02

“Koha ime erdhi!”, Ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës “var këpucët në gozhdë”: Po buzëqesh sërish

Ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, Besart Berisha, ka njoftuar se e ka mbyllur me futbollin profesionist. Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti në një postim të tijin në Instagram.

England's Gareth Barry and Albania's Besart Berisha (Photo by Joe Giddens - PA Images via Getty Images)

Sulmuesi 36-vjeçar ka shkëlqyer me shumë skuadra ndërkombëtare, që nga Hamburgu në Gjermani e deri te Australia e largët. Berisha e mbylli karrierën në Prishtinë, qytetin ku ai ka lindur.

Gjithashtu sulmuesi ka luajtur për kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, në një total prej 14 ndeshjesh me të dyja kombëtaret, ku ka shënuar dhe një gol.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"